Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale

osmani:-nuk-pranojme-ide-qe-prekin-kufijte-tane-dhe-e-bejne-kosoven-jo-funksionale

Presidentja Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale. Deklarata këto që presidentja Osmani i bëri në takimin që kishte me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sipas komunikatës nga zyra e Presidencës së Kosovës thuhet se ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani ka kundërshtuar idetë për rivizatim të kufijve.

Në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme. Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.

Presidentja Osmani ka thënë se në bashkërendim me Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

The post Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jo funksionale appeared first on Mesazhi.com.