Osmani koordinohet me Vitinë: Do t’i sigurojmë vaksinat

osmani-koordinohet-me-vitine:-do-t’i-sigurojme-vaksinat

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për sic thotë koordinim për sigurimin e vaksinave.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kanë kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët dhe së bashku do t’ia dalin ta mundin Covid-19.

Ky është statusi i saj i plotë:

Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.

The post Osmani koordinohet me Vitinë: Do t’i sigurojmë vaksinat appeared first on Mesazhi.com.