Osmani e pasigurtë nëse ka ose jo shtëpi në Marigonë, thotë se nuk ka pastaj e arsyeton kontratën

osmani-e-pasigurte-nese-ka-ose-jo-shtepi-ne-marigone,-thote-se-nuk-ka-pastaj-e-arsyeton-kontraten

Osmani tha se nuk ka shtëpi në Marigona Hill, megjithatë më pas filloi të arsyetoj kontratën e një shtëpie të cilën thotë se do ta paguajë pas 20 vjetëve.

“A keni shtëpi në Marigona Hill?”, u pyet Osmani nga gazetari Astrit Gashi.

“Jo nuk kam”, është përgjigjur prerazi Osmani.

Numri dy në listën e Vetëvendosjes për deputetë tha se jeton në një banesë me 53 metra katror.

“Nuk kam shtëpi në Marigona Rezidence. Janë të ndara. Unë jetoj në një banesë që ka neto 53 metra katror. Jetoj aty që nga viti 2012. Unë dhe bashkëshorti im punojmë që 22 vite, në Kosovë, në SHBA dhe në Australi”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo filloi ta arsyetoi kontratën e shtëpisë duke thënë se punon me burrin e saj tash e 22 vjet në Kosovë dhe jasht saj.

“Në qoftë se një familje brenda 22 viteve arrin që me punë të ndershme dhe arsyeton çdo cent, arrin të kalojë nga një banesë 53 metra katror, në një shtëpi të vogël, sepse janë shpifje të rënda këto 400 mijë apo 500 mijë, atëherë më tregoni ku është problemi që ne kemi kontraktuar diçka që në fakt ne ende nuk e kemi paguar”, ka thënë Osmani.

“Ndoshta do të mund ta paguajmë në 20 vitet ardhshme me kredi, duke shitur banesën aktuale siç bëjnë shumica e familjeve”, shtoi Osmani.