Optimizmi i Pejgamberit a.s.

optimizmi-i-pejgamberit-as.

Kur Pejgamberi a.s. kishte vështirësi dhe ngarkesë, apo kur nisej në ndonjë aksion të vështirë, kishte dëshirë të dëgjonte fjalët: “(Muhammed) në rrugë të mbarë je, do t’ia dalësh.” (Tirmidhiu)

Pejgamberi a.s. thoshte: “Unë i dua pikëpamjet optimiste. I thanë: Ja Resullallah, cilat janë ato? Ai tha: “Fjala e bukur dhe inkurajuse.” (Tirmidhiu)

Në një rast tjetër ka thënë: “Ruhuni nga intuita e besimtarit, sepse ai sheh me dritën e All-llahut.” (Tirmidhiu)

Në këtë kohë na duhet shembulli i optimizmit të Pejgamberit a.s., i cili gjithmonë shikonte tutje horizontit, tej sprovës, madje edhe atëherë kur të gjithë të tjerët mendonin se ishin pa rrugëdalje.

Mehas Alija