Opozita largohet nga Kuvendi, kërkojnë që Saranda Bogujevci të mos drejtojë seancat

opozita-largohet-nga-kuvendi,-kerkojne-qe-saranda-bogujevci-te-mos-drejtoje-seancat

Pakënaqësitë kanë filluar kur Bogujevci i ndaloi fjalën Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, transmeton lajmi.net.

Pas këtij veprimi, deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën, ndërsa pas tij ka folur Abelard Tahiri nga PDK.

“Kryesuese tashmë një pjesë e opozitës e lëshoj sallën, mundësisht ti është mirë mos me i udhëheq seancat e radhës sepse po shkakton tollovi nga padijenia juaj për drejtimin e seancës”, ka thënë Tahiri.

Pas fjalës së Tahirit, edhe deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. /lajmi.net/