OKB: Në Sudanin e Jugut 8.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

okb:-ne-sudanin-e-jugut-8.3-milione-njerez-kane-nevoje-per-ndihme-humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se në Sudanin e Jugut ka arritur në 8.3 milionë numri i personave që kanë nevojë për ndihmë humanitare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA) të OKB-së thuhet se situata humanitare në vend sa vjen e përkeqësohet për shkak të ndikimeve negative që shkaktojnë pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe ndryshimi klimatik.

“Për shkak të konflikteve, mjedisit të pasigurt dhe fatkeqësive natyrore rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur që nga viti 2013”, thuhet në deklaratën në cilën vihet në dukje rritja e krizës ekonomike në vend dhe e çmimeve të konsumatorit në qytete.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se ka arritur në 8.3 milionë numri i personave që kanë nevojë për ndihmë humanitare në Sudanin e Jugut.

“Uria në rritje”

“Uria është në rritje. Parashikohet se më shumë se 7.2 milionë njerëz do të përjetojnë pasiguri të rëndë ushqimore gjatë vitit 2021. Disa komunitete mund të përballen me pasigurinë ushqimore në nivelet e fatkeqësisë”, thuhet në deklaratë.

Sudani i Jugut i cili ka një popullsi prej rreth 11 milionë banorësh dhe është një prej shteteve më të reja në botë. Vendi shpalli pavarësinë nga Sudani në vitin 2011.

Në vendin i cili ka burime të pasura të naftës dhe tokave bujqësore në vitin 2013 filloi lufta e brendshme e cila përfundoi në 2018.

The post OKB: Në Sudanin e Jugut 8.3 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare appeared first on Mesazhi.com.