OKB dërgon 84 maune me ndihma në Idlib

okb-dergon-84-maune-me-ndihma-ne-idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 84 maune të tjera me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Maunet kaluan në Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Ndihma do të shpërndahet për banorët në nevojë në Idlib dhe zonat përreth tij.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.

Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur. /aa

The post OKB dërgon 84 maune me ndihma në Idlib appeared first on Mesazhi.com.