OKB dërgon 65 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

okb-dergon-65-kamione-me-ndihma-humanitare-ne-idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 65 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kamionët me ndihmat e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit turk Hatay.

Materialet e ndihmave humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e tij. /aa

The post OKB dërgon 65 kamionë me ndihma humanitare në Idlib appeared first on Mesazhi.com.