OBSH paralajmëron: Varianti i ri i coronavirusit është përhapur në 70 vende të botës

obsh-paralajmeron:-varianti-i-ri-i-coronavirusit-eshte-perhapur-ne-70-vende-te-botes

Varianti i ri i coronavirusit që fillimisht u zbulua në Britaninë e Madhe, është përhapur edhe në 70 vende tjera të botës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin më të ri të gjendjes epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

Variante të reja të coronavirusit janë zbuluar edhe në Afrikën e Jugut gjatë javës së kaluar, duke u përhapur nga aty edhe në tetë vende tjera dhe se aktualisht besohet se prezent është edhe në 31 vende.

Mediat braziliane raportojnë se varianti i ri është detektuar edhe në Brazil, ku nga aty më pas është përhapur edhe në tetë vende tjera.

The post OBSH paralajmëron: Varianti i ri i coronavirusit është përhapur në 70 vende të botës appeared first on Mesazhi.com.