OBSH: Kujdes pasi vaksinat mund të krijojnë idenë e rreme të sigurisë

obsh:-kujdes-pasi-vaksinat-mund-te-krijojne-idene-e-rreme-te-sigurise

“Ndërsa ngarkesa e rasteve dhe numri i vdekjeve ka rënë në javët e fundit, shifrat janë shumë të larta”, tha ai.

“Ekziston një vijë e hollë midis shpresës për një vaksinë dhe idesë së rreme të sigurisë”, theksoi zyrtari i OBSH-së.

Kluge shhtoi se vendet duhet të realizojnë një vëzhgim të shpejtë të shpërthimeve dhe përhapjes në komunitet të varianteve të viruseve që janë më të transmetueshme, duke iu referuar varianteve të zbuluara fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, raporton ATSh.

Që nga e mërkura, 17 shtete dhe territore në rajonin europian të OBSH-së kishin një incidencë 14-ditore që tejkalon 400 raste të raportuara për çdo 100 000 banorë.

Përkundër këtij sfondi, kreu i OBSH-së për Europën paralajmëroi se lehtësimi shumë shpejt i kufizimeve rrezikon fitoret e arritura me vështirësi.