OBSH-ja fton qeveritë të mos zbusin masat anti-COVID

obsh-ja-fton-qeverite-te-mos-zbusin-masat-anti-covid

Ai ka thënë se në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19 në nivel global, për herë të parë në shtatë javët e fundit, raportojnë mediat e huaja.

Ghebreyesus këto shifra i ka quajtur “dëshpëruese, por jo edhe befasuese”.

Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar gati 114 milionë të prekur me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje, mbi 2.5 milionë banorë.