Obiliqi së shpejti me Ndërmarrje Publike Lokale

obiliqi-se-shpejti-me-ndermarrje-publike-lokale

Siç potencohet në komunikatën e Komunës së Obiliqit, Kjo kërkesë për themelimin e NPL “Kastrioti” SH.A, ndërmarrje kjo që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet, nga ana e KMNP-së u aprovua dhe kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi ka prezantuar para KMNP-së idenë e themelimit të kësaj ndërmarrje dhe rëndësinë që ka për komunën e Obiliqit dhe qytetarët e saj, po ashtu ai ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të ministrit të MEA-së z.Muharrem Nitaj si dhe ministrin e MIT-së z.Arban Abrashi, përfaqësues nga ministria e MF-së, MIT-së, MTI-së dhe MEA-së.