O Zot: Mos e le këtë tokë pa njerëz shpirtmirë!

o-zot:-mos-e-le-kete-toke-pa-njerez-shpirtmire!

Në shtetin e Libisë, një djalë i ri ishte punësuar në një barnatore.Një plakë e moshuar i erdhi për për të blerë disa ilaçe të caktuara.

Ajo kur shkoi te arka për të paguar ilaçet, i nxjorri 30 Dinarë libian dhe i tha: A bëjnë kaq se unë skam tjera ?Djali ia ktheu: Po po, aq bëjnë, të mjaftojnë këto 30 dinarë për këto ilaçe që po i merr. Në çdo muaj që shkonte, ajo ndjehej e relaksuar shumë nga pritja dhe sjellja e këtij djaloshi të ri,, sa që qëndronte më gjatë tek arka nëse nuk kishte njerëz të tjerë.

Kjo gjendje vazhdoi disa vite, deri sa në lufën e fundit në Libi në një sulm zullumqar,, u vra ky djali i ri.

Plaka në kohën e saj të caktuar,, erdhi në barnatore si zakonisht për të blerë ilaçet e saj.Pyeti për djlain e ri se ku është, por i than se ai ka vdekur në një sulm nga disa grupe.Ajo u mërzit shumë. Ia dhe recetën e ilaçeve punëtorit tjetër dhe ai ia solli të gjitha ilaçet.Plaka si zakonisht, i nxjorri 30 dinarë për ti paguar, por puntori i ri i tha: Oj nënë,, për këto ilaçe nuk mjaftojnë këto 30 dinarë, por duhet 220 dinarë, këto janë ilaçe të shtrenjta.Plaka u habit: Jo or birë, shikoje mirë aty, se unë ka vite që këto ilaçe i mar për 30 dinarë.Puntori i ri ia solli edhe çmimoren,, por i tha: Ja dua ta shoh se si i ke marrë ti këto për 30 dinarë.Kur e shfletoi gjendjen,, e pa se djaloshi që kishte vdekur, nga paga e tij i kishte ndarë 190 dinarë për ti paguar plakës ilaçet e saj.

Pasi mori vesh pronari i barnatores për veprimin e atij të riut; urdhëroi që kësaj plake ti jepen ilaçet e saj po me të njëjtin çmim që i kishte blerë vazhdimisht .. si sadaka për shpirtin e atij të riut që u vra ??!!!

O ZOT: MOS E LE KËTË TOKË PA NJERËZ SHPIRTMIRË – AMIIN

Ragmi Destani