Numërohen mbi 90% e votave, vetëm në Tiranë është djegur një mandat deputeti nga fletët e pavlefshme

numerohen-mbi-90%-e-votave,-vetem-ne-tirane-eshte-djegur-nje-mandat-deputeti-nga-fletet-e-pavlefshme

Ndërkohë që deri në orën 7:30 janë numëruar mbi 90% e votave, ndërsa janë shpallur të pavlefshme 73485 vota. Vetëm në Tiranë rezultojnë 12766 fletë votimi të pavlefshme, çka tregon se vetëm në këtë qark është djegur një mandat deputeti nga fletët e pavlefshme.

Ndërkohë janë gjobitur 18 KZAZ dhe 128 komisionerë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 3 mijë lekë gjobë komisionerët që deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme kishin numëruar më pak se 50% të kutive të votimit, shkruan A2.

Sa i takon videos së publikuar nga kandidati i pavarur i Gjirokastrës për tjetërsimin e votës, Celibashi e cilësoi atë si veprim kriminal dhe tha se prokuroria duhet të nisë hetimet. Sipas tij ajo është vepër penale.