Numërohen mbi 62 për qind të votave: LVV 47.97%, PDK 17.85%, LDK 13.44%

numerohen-mbi-62-per-qind-te-votave:-lvv-4797%,-pdk-1785%,-ldk-13.44%

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i  janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

​Numërohen mbi 62 për qind të votave: VV 47.97%, PDK 17.85%, LDK 13.44%

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.97 për qind ose 232.335 vota nga numërimi i 62.18 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.85 për qind ose 86.454, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 65.113 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.81 për qind ose 37.852 votues, Lista Serbe 4.53 për qind ose 21.964, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind ose 12.540 votues.

Për më shumë klikoni në linkun zyrtar të KQZ-së:

https://youtu.be/g9hyr0WV_mQ

The post Numërohen mbi 62 për qind të votave: LVV 47.97%, PDK 17.85%, LDK 13.44% appeared first on Mesazhi.com.