Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, LVV merr 12,700 vota

numerohen-mbi-17-mije-vota-nga-diaspora,-lvv-merr-12,700-vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 19:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 12,700 vota

PDK – 1,499 vota

LDK – 1,440 vota

AAK – 732 vota

NISMA – 162 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

The post Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, LVV merr 12,700 vota appeared first on Mesazhi.com.