Nuk ka rëndësi sa jep, por sa të ka mbetur!

nuk-ka-rendesi-sa-jep,-por-sa-te-ka-mbetur!

Në një kanal televiziv amerikan, u organizua mbledhje fondi për trajtimin e një pacienti që kishte nevojë urgjente për 150,000 dollarë për trajtim mjekësor.

Shikuesit lajmëroheshin dhe secili dhuronte nga tre, katër ose disa mijëra dollarë. Në një moment, u lajmërua një shikues dhe tha se dëshiron të dhurojë dy dollarë.

Udhëheqësja e programit iu falënderua, por nuk mund të rezistoi pa e pyetur: “Zotëri, përse dy dollarë?”

Njeriu iu përgjigj: “Jo moti mbeta pa punë dhe në xhep i kam katër dollarë. Feja ime Islame më mëson që duhet t’i ndihmoi vëllait, komshiut, njeriut… Dy dollarë i mbajta për vete t}i kem për ushqim, ndërsa dy dollarë ia dhuroi nevojtarit për të cilin tubohet fondi për ndihmë. Jam njeri me shumë përvojë, por për fat të keq akoma nuk kam gjetur punë. “Por unë nuk dëshpërohem, do të jep Zoti rrugëdalje.”

Të gjithë u mahnitën nga mirësia dhe zemërgjerësia e këtij njeriu.

Shikuesi i ardhshëm që thirri për dhurim tha: “Unë dhuroj tetë mijë dollarë për trajtimin mjekësor dhe katër mijë dollarë ia dhuroj njeriut që dhuroi dy dollarë.”

Rreshtuan telefonatat, kështu që deri në fund të programit ishte mbledhur shuma e trajtimit mjekësor dhe po aq edhe për njeriun i cili dhuroi dy dollarë. Gjithashtu kishte oferta të shumta edhe për punësimin e tij.

Përse ndodhi kjo?!

Sepse Allahu, nuk e lë pa shpërblyer lëmoshën e cila jepet nga zemra, para se të del nga dora.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: L.M.

[[email protected]]