”Nuk janë të mirëmenduar”, ekspertja Vishaj komenton sloganet e partive politike në Kosovë

”nuk-jane-te-miremenduar”,-ekspertja-vishaj-komenton-sloganet-e-partive-politike-ne-kosove

Vishaj theksoi se asnjë nga “sloganet nuk është se lë për të dëshiruar”.

“Asnjëri nga sloganet nuk është që është i mirë-menduar, që do ta prekë publikun”, u shpreh ajo.

Ndërkohë ajo komentoi me radhë sloganet e 5 partive në Kosovë.

“Slogani i Vetëvendosjes, ‘Krejt dhe Drejt” po pretendon që të mobilizojë elektoratin, që të fitojë fillimisht 50% të votave dhe siç zotohet për të punuar drejt. Ky slogan është komentuar në forma të ndryshme këtu në Kosovë. Disa e kanë quajtur një tendencë për një lloj autokracie dhe të dëmshme për demokracinë e Kosovës. Pika e mirë në sloganin është që janë munduar që të prekin pak emocion. ‘Ne jemi ata që do të punojmë drejt’”, u shpreh ajo, në Euronews Albania.

Sa i përket partisë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo tha se slogani “Sheti-Shtet”, po shihet si një kundërpërgjigje ndaj Vetëvendosjes.

“Ky slogan edhe nga gjuhëtarët në Kosovë po shihet i si gabueshëm dhe pa përmbajte, deri dikur edhe i thatë”, u shpreh ajo.

Ndërsa për sloganin “Rimëkëmbje” të PDK-së, ajo theksoi se konsiston në gjendjen aktuale ku shteti ka nevojë për një rimëkëmbje ekonomike, arsimore e shëndetësore.

“Është komentuar që lidhet edhe me rimëkëmbjen e vetë partisë pasi Thaçi dhe Veseli janë në Hagë. Në një farë forme me sloganin “Rimëkëmbje” PDK ka dhënë mesazhin që ne jemi duke u rimëkëmbur si parti”, u shpreh ajo më tej.

Sloganin “Forca e Kosovës, Ramushi president”,  të AAK-së, ajo e shihte si një mesazh që Ramush Haradinaj po hyn në garë në postin e presidentit dhe paraqet Haradinaj si njeri të fortë në aspektin politik.

Nuk mungoi edhe një koment për sloganin e partisë NISMA.

“Nisma njihet si parti e dalë pas luftës. Me sloganin ‘Me çlirimtarët’ ata po solidarizohen me ish-themeluesin e UÇK-së, i cili është në Hagë edhe është një ndër figurat kyçe të kësaj partie”, përfundoi ajo.