“Nuk jam misogjen”, Agon Myftari i kërkon falje Melihate Tërmkollit për statusin ofendues

“nuk-jam-misogjen”,-agon-myftari-i-kerkon-falje-melihate-termkollit-per-statusin-ofendues

Regjisori Agon Myftari ka qenë cak i kritikave pas një statusi fyes ndaj ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli, shkruan lajmi.net.

Myfari në statusin e tij në Facebook, të cilin e kishte fshirë pas pak minutash, kishte shkruar “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”.

Pas kësaj, reagoi ish-deputetja, e cila e ftoi publikisht të “përlahet” me të, ndërsa i tha që nëse dëshiron mund ta marrë me vete edhe Tomën dhe ia përmendi gjykatën.

LEXO EDHE:

Agon Myftari fryen Melihate Tërmkollin, reagon ish-deputetja

Pas gjithë kësaj, Agon Mytari reagoi me anë të një postimi të gjatë, ku i kërkon falje Tërmkollit.

Ai thotë se nuk është misogjen dhe se i ka mbështetur gjithmonë gratë, ndërsa e ftoi publikisht ish-deputeten për kafe.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I AGONIT, PA NDËRHYRJE:

“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art.
Fatkeqësia e punës sime është se, shpeshherë zhduket vija e hollë që e ndanë satirën e humorin me qëndrimet e mia personale.
Status i sotëm ishte një situatë e tillë.
Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje.
Me videot e mia satirike si dhe statuset në Facebook, unë zakonisht tentoj që përmes humorit të godas fenomene negative në shoqërinë tonë dhe asnjëherë individin, krejt kjo me qëllim që ti nxis njerëzit të mendojnë mbi sjellje dhe veti që nuk do të duhej ti takonin mentalitetit të shekullit tonë. Një prej këtyre fenomeneve është edhe hipokrizia e njerëzve kur, ta zëmë reagojnë ashpër për një çështje që lidhet me një figurë të caktuar kurse po të njejtit heshtin për të njejtën padrejtësi që i bëhet dikujt tjetër sikur ta zëmë Zonjës Melihate. Prandaj shfrytëzoj vëmendjen e krijuar sot që njerëzit të mendojnë për këtë fenomen kurse me Zonjën Melihate do të doja të pija kafe në mënyrë që të njiheshim për së afërmi dhe ajo të kuptonte se Agoni dallon shumë nga ata të tjerët”. /Lajmi.net/