Norvegji, shumë të vdekur dhe të plagosur në një sulm me shigjeta

norvegji,-shume-te-vdekur-dhe-te-plagosur-ne-nje-sulm-me-shigjeta

Shumë njerëz u vranë dhe u plagosën në një sulm me shigjeta ndaj kalimtarëve pranë një marketi në qytezën Kongsberg të Norvegjisë, në afërsi të kryeqytetit Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia norvegjeze, në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare në Twitter, tha se një person me hark dhe shigjeta gjuajti në mënyrë joselektive në drejtim të njerëzve, ndërsa më pas është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë në Kongsberg, Oeyvind Aas, deklaroi se ka shumë të plagosur dhe të vdekur nga sulmi me shigjeta, dhe se sulmuesi është kapur.

Duke deklaruar se ai nuk do të japë informacione të mëtejshme në lidhje me incidentin, Aas vuri në dukje se hetimi është duke vazhduar.

Një numër i madh i ambulancave dhe helikopterëve u dërguan në vendngjarje. /aa

 

The post Norvegji, shumë të vdekur dhe të plagosur në një sulm me shigjeta appeared first on Mesazhi.com.