Një person hedh mbeturina me traktor në mes të Prishtinës, incizohet nga qytetari

nje-person-hedh-mbeturina-me-traktor-ne-mes-te-prishtines,-incizohet-nga-qytetari

Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Kur ai e vëren se po incizohet, indinjohet duke e pyetur qytetarin se “kush është ai?”.

Ndërkaq ky i përgjigjet se incizimin do ta paraqes në polici.

Videoja më pas është shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”. /Lajmi.net/