Një muaj paraburgim të dyshuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

nje-muaj-paraburgim-te-dyshuarit-per-organizim-te-skemave-piramidale-dhe-bixhozit-te-paligjshem

Gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 22.01.2021 deri me datën 21.02.2021.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura dhe atë nga raporti i Policisë, vërtetimi mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, respektivisht të 6 aparateve elektronike për lojëra të fatit të sekuestruara nga policia e Kosovës, foto dokumentacioni ku shihen aparatet e lojërave të fatit të sekuestruara nga i pandehuri dhe lokali ku janë organizuar lojërat e fatit, dhe prova tjera të siguruara deri në këtë fazë.Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:- Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke vepruar në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme i pandehuri ka organizuar lojëra të fatit, duke i nxitur qytetarët të moshave të ndryshme që të luajnë në lojëra të tilla, në anën tjetër duke marrë parasysh sjelljet e tij dhe vendosmërinë që të kryejë këtë vepre penale edhe përkundër ndalimit me ligj”, thuhet në njoftimin për media..

Gjithashtu u theksua se gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

“Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi”./Lajmi.net/