Një muaj paraburgim ndaj 8 zyrtarëve komunalë të Ferizajt

nje-muaj-paraburgim-ndaj-8-zyrtareve-komunale-te-ferizajt

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë zyrtarëve komunalë të Ferizajt për keqpërdorim detyre.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q., shtetas të Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, ndërsa të pandehurit S.M., A.B., A.A., B.B., dhe H.B., dyshohen edhe për kryerjen e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës,, ka vërtetuar faktin të pandehurit gjatë vitit 2020, në Ferizaj, në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete dhe për personat e tjerë, me dashje nuk kanë kryer detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e pyjeve,  përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se janë të obliguar që në momentin kur hasin dëmtuesit e pyjeve duke pre dru në mënyrë të kundërligjshme, t’iu shqiptojnë fletëparaqitje, të njëjtit nuk e bëjnë fare një gjë të tillë por arrijnë marrëveshje me ta dhe si kundërvlerë për mos shqiptimin e fletëparaqitjeve, marrin shuma të ndryshme të të hollave nga ata duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt.

Ndërsa të pandehurit S.M., A.B, A.A, B.B., H.B., dyshohet se kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, përkatësisht tek të dyshuarit me rastin e kontrollit nga ana e policisë në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë (6) armë gjuetie; dy (2) armë zjarri (revole); gjashtë (6) karikatorë të revoles; dy (2) karikatorë të AK-47; njëzet (20) fishekë cal. 9mm; tridhjetë –njëzetë (20) copë; tridhjetë (30) fishekë 7.65; katër (4) fishekë cal.12 mm –katër; trembëdhjetë (13) telefona mobilë; një (1) çekan për damkosje si dhe fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë dhe të tjera.

 

Gjykata kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

 

Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësve të të pandehurve që të caktohet masa e arrestit shtëpiak apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit vetë të pandehurit, por edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë,  dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjenden të pandehurit në liri mund të ndikojnë tek këta dëshmitar, e që prokuroria ka vlerësuar se do t’i identifikoj gjatë fazës së hetimeve, e po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek njëri tjetri si bashkë të pandehur në këtë procedurë penale, në mënyrë që të njëjtit të deklarohen në favor apo në dëm të ndonjërit nga të pandehurit, andaj po të gjendeshin në liri, do të ekzistonte rreziku real dhe potencial që do të shpinte deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

 

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

The post Një muaj paraburgim ndaj 8 zyrtarëve komunalë të Ferizajt appeared first on Mesazhi.com.