Një ditë shpresa do lulëzojë!

nje-dite-shpresa-do-lulezoje!

Djaloshi sa kishte filluar punën dhe për të shkuar në punë hipte në autobus që herët në mëngjes çdo ditë.

Ditën e parë pas një stacioni në autobus hip një grua e moshuar dhe u ul pranë dritares së autobusit.

Gruaja e moshuar hapi një çantë dhe filloi të hidhte diçka nga dritarja deri në fund të udhëtimit të sajë.

Djaloshi pas disa ditësh vuri re se gruaja e moshuar çdo mëngjes hipte në autobus nga i njëjti stacion dhe bënte të njëjtën gjë.

Një ditë djaloshi nuk e duroi dot, shkoi pranë gruas së moshuar dhe e pyeti se çfarë hidhte çdo ditë nga dritarja.

Gruaja e moshuar, ktheu kokën nga djaloshi dhe i tha;”Këto janë fara lulesh,”Djaloshi i habitur tha- Fara?

Për çfarë hedh fara çdo ditë?

Grua e moshuar;Unë shikoj përreth dhe gjithçka është e boshatisur …Uroj që një ditë të udhëtojmë duke parë lule gjatë rrugës.

Do të ishte mirë, apo jo? I thotë gruaja e moshuar djaloshit.

Djaloshi, po mirë do ishte por, këto j fara lulesh bien në asfalt, disa i shtypin makinat, e disa i hanë zogjtë…Mendoj se po lodhesh kot sepse është shumë e vështirë që këto fara një ditë të çelin?

Gruaja e moshuar i tha:

Ke shume te drejte. Por mbani mend se megjithëse disa fara humbasin, por disa do të përfundojnë në dhe dhe përfundimisht një ditë do të mbijnë.

Djaloshi përsëri por…Duhet shumë kohë për t’u rritur edhe nëse mbijnë.

Përveç kësaj, ata kanë nevojë për ujë.

Gruaja e moshuar,Unë po bëj atë që mundem.

Sigurisht që do të vijnë ditë me shi dhe vazhdoi të hidhte fara nga dritarja…Djaloshi zbriti nga autobusi për të shkuar në punë.

Gjatë rrugës ai mendoi se gruas së moshuar mund t’i kishte ikur mendja.

Më pas e harroi këtë ngjarje dhe bisedën që kishte me gruan e moshuar.

Pak muaj më vonë…Ai po shikonte nga dritarja duke shkuar në punë, kur pa se e gjithë rruga ishte plot me lule shumëngjyrëshe!

Iu kujtua gruaja e moshuar dhe se kishte kohë që nuk e kishte parë në autobus.

Me nxitim u afrua dhe pyeti shoferin: A nuk hipën më në autobus gruaja e moshuar që hidhte fara?

Shoferi; Gruaja e moshuar ka kohë që nuk e shoh në autobus, më duket se ka ndërruar jetë.

Djaloshi i ri u mërzit dhe u kthye në vendin e tij, duke vazhduar të shikonte lulet i lumtur.

Papritur dëgjoi të qeshurën e një fëmije të vogël.

Një vajzë duke treguar lulet…Shiko babi…Shikoni sa te bukura jane keto lule…

Të gjithë në autobus dhe shikuan lulet dhe buzëqeshën të lumtur.

Për gjërat e mira që duam të ndodhin në jetën tonë edhe pse mund të na duken të pa realizueshme apo të pamundura për t’i bërë, nuk duhet të heqim dorë asnjëherë sepse ato një ditë do realizohen.

Nuk duhet të ndalojmë kurrë së shpresuari dhe përpjekjet për ta realizuar ato që duam!

Sigurisht, një ditë shpresa jonë do të lulëzojë.

Ju uroj një ditë të bukur, me diell plot shpresë…”

Ardit Hoxhllaku