Një 22 vjeçar gjendet pa shenja jete në Banjë të Pejës

nje-22-vjecar-gjendet-pa-shenja-jete-ne-banje-te-pejes

Një 22 vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Banjë të Pejës.

Lajmi për 22 vjeçarin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai deklaroi se policia është njoftuar lidhur me rastin, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është njoftu për një person pa shenja jete, ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftu edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës, viktima është 22-vjeçar”, tha Gashi.

The post Një 22 vjeçar gjendet pa shenja jete në Banjë të Pejës appeared first on Mesazhi.com.