Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

nis-seanca-per-zgjedhjen-e-presidentit-te-kosoves

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga 41 deputetë, për të zgjedhur Presidentin e ri të Kosovës.

Në garë për t’u zgjedhor në krye të Presidencës së Kosovës janë Vjosa Osmani si dhe Nasuf Bejta.

Në këtë seancë hidhet në votim zgjedhja e presidentit, por që nuk dihet nëse do të sigurohen votat e mjaftueshme për këtë, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në seancë janë 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Duhet përkujtuar që çështja e zgjedhjes së presidentit solli shumë diskutime në vend, derisa situata edhe më shqetësuese ishte mbrëmë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje propozuan që të bëhet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje në urgjencë, por që kjo nuk gjeti mbështetje tek opozita dhe propozimi në fjalë nuk o votua. Ligji për Zgjedhjet mbeti në kuadër të ndryshimeve mujore, kësisoj këtij ligji do t’i nevojitet deri në dy muaj për t’u trajtuar në procedurë të rregullt.

Kësisoj nga partitë opozitare e cilësuan si shantazh nga Vetëvendosje urgjencën e votimit të këtij ligji, derisa nga LDK e hodhën në dyshim edhe qëndrimin në sallë për votimin e Vjosa Osmanit, për të cilën ditë më parë deklaruan se do të jenë të pranishëm.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër. Lista Serbe nuk është deklaruar.

The post Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.