Nigeri, për të 12-tën ditë radhazi nuk raportohet asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

nigeri,-per-te-12-ten-dite-radhazi-nuk-raportohet-asnje-rast-i-vdekjes-nga-covid-19

Në Nigeri vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi vendi raportoi 51 raste të reja dhe asnjë rast të vdekjes, që është dita e 12-të radhazi pa asnjë vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të autoriteteve, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 164.684, duke përfshirë 2.061 vdekje dhe 154.687 të shëruar.

Mbi 1,87 milion teste për COVID-19 janë kryer në Nigeri, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet në shtëpi, dyqanet, kishat, xhamitë dhe zyrat.

Sipas autoriteteve, rreth 1,167 milion nigerianë deri më tani janë vaksinuar kundër sëmundjes. /aa

The post Nigeri, për të 12-tën ditë radhazi nuk raportohet asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.