Ngjarje e rëndë në Fushë-Kosovë, dyshohet se motra e mbyti motrën

ngjarje-e-rende-ne-fushe-kosove,-dyshohet-se-motra-e-mbyti-motren

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se bëhet fjalë për një femër 33 vjeç.

Por përpos kësaj, nga banorët të cilët jetojnë në afërsi me këtë familje është thënë se dyshohet se motra e ka vrarë motrën.

Kjo u raportua nga KlanKosova, ndërsa nga zyrtarët policorë është theksuar se janë duke hetuar të gjitha detajet në mënyrë që të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë rast.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, u tha nga Policia e Kosovës.

Poashtu u theksua se mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes po heton rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, si ato të forenzikës por edhe të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes./Lajmi.net/

Lexo edhe: https://lajmi.net/vdes-nje-33-vjecare-ne-fushe-kosove-dyshohet-se-e-vrau-dikush/