Nga sot, 15 mijë mërgimtarë të regjistruar mund të votojnë për zgjedhjet lokale

nga-sot,-15-mije-mergimtare-te-regjistruar-mund-te-votojne-per-zgjedhjet-lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

The post Nga sot, 15 mijë mërgimtarë të regjistruar mund të votojnë për zgjedhjet lokale appeared first on Mesazhi.com.