Nga PDK i reagojnë Vjosa Osmanit: Në stilin e Trumpit po i vazhdon sulmet ndaj KQZ-së

nga-pdk-i-reagojne-vjosa-osmanit:-ne-stilin-e-trumpit-po-i-vazhdon-sulmet-ndaj-kqz-se

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani po e vazhdon sulmin ndaj KQZ-së në stilin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan lajmi.net.

Bytyqi ka thënë se Osmani është e natyrshme që s’mund ta mbrojë një institucion pasi që vet sipas tij është pjesë e orkestrimit.

“Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së. E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, ka shkruar Bytyqi. /Lajmi.net/