Nga EULEX flasin për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

nga-eulex-flasin-per-viziten-e-kadri-veselit-ne-kosove

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

“Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur për Klan Kosova.tv, zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë për lajmi.net se arsyeja e lirimit të Veselit ka të bëjë me familjen e tij.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Veseli ka vizituar babain e tij i cili gjendet në spital për shkaqe shëndetësore.