Nga Bosnja drejtojnë gishtin drejt Shqipërisë për ‘letrën sllovene’ të ndryshimit të kufijve

nga-bosnja-drejtojne-gishtin-drejt-shqiperise-per-‘letren-sllovene’-te-ndryshimit-te-kufijve

“Nuk përjashtohet që ai dokument të vijë nga kuzhinat shqiptare”, ka thënë Radmanoviq.

Ai thotë se një letër e tillë është në dëm të Serbisë dhe pretendon se aty fshihet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”

Radmanoviq ka thënë se Edi Rama ka qenë i vetmi që pranoi të shihte një dokument të tillë.

“Bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka zgjedhjet në 25 prill. Qëllimi i programit të të cilit është një Shqipëri e Madhe. Nuk ka asnjë diskutim që “non-paper” u krijua në kuzhinën shqiptare me disa struktura inteligjence”, ka shtuar tutje Radmanoviq, shkruan Kosovo Online.

Një projekt të tillë për lëvizje të kufijve e kanë kundërshtuar ashpër nga Gjermania e Merkelit. Ministri Michael Roth ka thënë se ideja e prekjes së kufijve është e rrezikshme.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga Sllovenia, meqë thuhej se një dokument i tillë ishte projektuar nga kryeministri slloven Janez Jansha.