Nga 1 nëntori Austria do të kërkojë certifikata COVID për shumicën e punonjësve

nga-1-nentori-austria-do-te-kerkoje-certifikata-covid-per-shumicen-e-punonjesve

Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.

Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.

Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve.

Pasi mesatarja shtatë-ditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.

Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.