Nesër varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

neser-varroset-27-vjecari-qe-u-vra-ne-tregun-e-gjelber-ne-mitrovice

Varrimi i tij do të bëhet me namazin e drekës, në ora 13:00, në fshatin Dolak të Vushtrrisë.

Përveç vrasjes së Valmirit, të plagosur mbetën edhe dy persona.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.