Nesër shpallen rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e 14 shkurtit

neser-shpallen-rezultatet-perfundimtare-nga-zgjedhjet-e-14-shkurtit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka deklaruar se ky proces është tashmë drejt përfundimit.

Gjithashtu Elezi bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme, (e enjte), pritet të shpallen edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, transmeton lajmi.net.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.  Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet.  as përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë ai, në një konferencë për media.

Elezi deklaroi se rezultatet përfundimtare ndër të tjerash përfshijnë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars.Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë më tutje ai./Lajmi.net/