Nesër përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak vjen në Kosovë – do të takohet me Kurtin

neser-perfaqesuesi-i-posacem-i-be-se,-miroslav-lajcak-vjen-ne-kosove-–-do-te-takohet-me-kurtin

Nesër në Kosovë do të qëndrojë Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E me të do të takohet edhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar vetë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin e Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveç në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto vizita janë pjesë e përpjekjes së BE-së për të ringjallur dialogun Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e saj pasi që nën ShBA-të nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump patën marrë primatin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Boegradit.

The post Nesër përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak vjen në Kosovë – do të takohet me Kurtin appeared first on Mesazhi.com.