Nesër Hoxhaj bën homazhe në Prekaz

neser-hoxhaj-ben-homazhe-ne-prekaz

Me rastin e 17 shkurtit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, shkruan lajmi.net.

Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra për Media e PDK-së.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nesër (e mërkurë) në ora 10:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.”, thuhet në këtë njoftim. /Lajmi.net/