Nesër fillon vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç

neser-fillon-vaksinimi-i-personave-mbi-moshen-85-vjec

Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë  në sallën “1 Tetori” dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1Tetori”.

Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhet në njoftimin e ministrisë.