Nëse ju lëndojnë, tallen me ju, ju shpifin…

nese-ju-lendojne,-tallen-me-ju,-ju-shpifin…

Kur të ju lëndojnë
të afërmit tuaj nga gjaku, kujtojeni pejgamberin Jusuf (a.s.), të cilin gjithashtu
e tradhtuan vëllezërit.

Kur prindërit tuaj ju
kundërshtojnë pse ju e praktikoni fenë, kujtojeni Ibrahimin (a.s.), të cilin në
zjarrin e flakëruar e hodhi babai i tij.

Kur të tallen me ju
dhe t’ju keqtrajtojnë të afërmit tuaj, pse e keni zgjedhur Islamin në vend të dynjasë,
kujtojeni pejgamberin Muhamed (savs), i cili është përballur me të njëjtët.

Kur të preokupoheni me
ndonjë problem dhe nuk shihni rrugëdalje, kujtojeni pejgamberin Junus (a.s.), i
cili është gjendur në barkun e balenës.

Kur të sëmureni dhe
i gjithë trupi i juaj qanë nga dhimbja, kujtojeni pejgamberin Ejub (a.s.), i
cili ishte më i sëmurë se ju.

Kur keni ndonjë të
metë fizike, kujtojeni pejgamberin Musa (a.s.), i cili kishte pengesa në të
folur.

Kur dikush ju bën
shpifje, kujtojeni Aishen (r.a.), të cilës i bënë shpifje në mbarë qytetin.

Kur nuk shihni asnjë
logjikë në atë që ndodh dhe zemra juaj pyet pse është ashtu, kujtojeni
pejgamberin Nuh (a.s.), i cili e ndërtoi anijen pa bërë asnjë pyetje.

Subhanallah! Allahu
i Plotfuqishëm të gjitha këto personalitete të mëdha i vuri në sprovë, në
mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të merrnin mësime për durim dhe
këmbëngulje.

Allahu i
Plotfuqishëm, thotë në Kuran:
“Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh.”(Ta-ha, 46)

/IslamBosna.ba/

Përkthim: Miftar
Ajdini