Nëse do të pyeteni, cila do të ishte përgjigja juaj?!

nese-do-te-pyeteni,-cila-do-te-ishte-pergjigja-juaj?!

Hasan el-Basriu e takoi një njeri i cili nuk ishte i rregullt në kryerjen e obligimeve. E pyeti:

Sa vjeç je?

Njeriu iu përgjigj se është 60 vjeç.

A je në dijeni se je në rrugë e cila së shpejti do të përfundoj?, i tha Hasani.

Ai iu përgjigj: Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.

Mandej Hasani e pyeti: A e di domethënien e atyre fjalëve? Kjo domethënë: “Të All-llahut jemi dhe Atij do t’i kthehemi. Ndërsa meqenëse do t’i kthehesh Atij, do të pyetesh. E nëse pyetesh duhet ta përgatisësh përgjigjen!”

Atëherë njeriu e kuptoi seriozitetin e gjendjes së tij dhe tha: “Po, cila është zgjidhja?!”

Hasan iu përgjigj: “Shumë e thjeshtë – e korrigjon veten në atë që të ka mbetur, do të falesh për atë që ka kaluar, e nëse nuk e korrigjon veten, atëherë do të ndëshkoheni për atë që ishte dhe për atë që do të vijë.”


Burimi: Akos

Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]