Nëse dëshiron lumturi dhe sukses gjatë ditës, fale namazin e sabahut

nese-deshiron-lumturi-dhe-sukses-gjate-dites,-fale-namazin-e-sabahut

Nëse ditën e fillon me faljen e namazit të sabahut, me siguri do ta gëzosh mbrojtjen e All-llahut.

All-llahu i Madhërishëm me siguri do t’ju ruajë nga të gjitha të këqijat dhe do t’ju udhëzojë në të mirë. All-llahu nuk do ta bekojë ditën në të cilën nuk e keni filluar me faljen e namazit të sabahut. Falja e sabahut është hapi i parë drejt suksesit dhe njohjes.

Këto janë lajme të mira për të gjithë ata që e falin sabahun, ndërsa pikëllim për ata që e neglizhojnë këtë obligim.

Pas faljes së sabahut, rini pendueshëm, drejtohuni nga Kibla dhe drejtohuni All-llahut me dua/lutje.

Lute që ajo ditë të jetë e mirë për ty dhe për të gjithë besimtarët, të jetë një ditë suksesi dhe lumturie, pa trishtim, pakënaqësi, krizë dhe probleme të tjera. Le të jetë një ditë pa brenga, sepse, nga All-llahu na lejohet të kërkojmë çdo gjë që është e lejuar (hallall).

Nëse i ndiqni porositë e lartpërmendura, atëherë, me ndihmën e All-llahut, Ai do t’ju mundësojë për të pasur një ditë të mirë, të dobishme dhe të bekuar.

Autor: dr. Aid el-Karni
Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]