Në zemrën tuaj nuk duhet të ketë ligësi ndaj askujt

ne-zemren-tuaj-nuk-duhet-te-kete-ligesi-ndaj-askujt

Nëse e dini çka doni dhe çfarë qëllimi keni në jetë, thjesht përqendrohuni në këtë. Keni drejtimin tuaj dhe mos u ktheni  mbas.

Tregojeni  historinë tuaj, dhe mos u zmbrapseni nga ata që duan dështimin dhe mossuksesin tuaj. Nuk je ti fajtor që Allahu ka vendosur që ti të jesh sprova e tyre.

Gjejeni qetësinë tek vetja juaj, dhe atë qetësi mos e jepni për asgjë në jetë.

Dhe në mbrëmje kur të shkoni në shtrat,  mundohuni ta pastroni zemrën që mos të keni asnjë thermi ligësie ndaj asnjë krijese. Thjeshtë mendoni që ideali për të cilin jetoni të arrijë tek shumë njerëz.

(Islampress)