Në qershor pranohen pacientët në Spitalin e ri të Kirurgjisë Pediatrik, investim i Emirateve të Bashkuara Arabe

ne-qershor-pranohen-pacientet-ne-spitalin-e-ri-te kirurgjise-pediatrik,-investim-i-emirateve-te-bashkuara-arabe

Dr. Valbon Krasniqi, u.d. drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Ai ka njoftuar ambasadoren se ka formuar grupin punues i cili ka bërë planfikimin e nevojave për paisje mjekësore dhe kuadro mjekësore për funksionalizim të këtij spitali, shërbimet e para në të pritet të ofrohen në muajin qershor dhe korrik të këtij viti.

Gjatë takimit,  drejtori Krasniqi e ka falëndëruar atë për investimet e bëra në shëndetësi, me theks të veçantë investimin me vlerë 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve.

Në takim ishte prezent edhe dr. Ramush Bejiqi, kardiolog -pediatër, i cili ka njoftuar lidhur me detajet e projektit.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe mundësitë e tjera për investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori dhe ambasadorja, kanë vizituar hapësirat e sapo ndërtuara të Spitalit Pediatrik-Kirurgjik.

The post Në qershor pranohen pacientët në Spitalin e ri të Kirurgjisë Pediatrik, investim i Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on Mesazhi.com.