Në pritje të vaksinave të reja, Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine të lira deri më 6 shtator

ne-pritje-te-vaksinave-te-reja,-ministria-e-shendetesise-thote-se-s’ka-termine-te-lira-deri-me-6-shtator

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar në sallën 1 tetori vazhdon të jetë i madh.

Qytetari Beqir Maksuti thotë se caktimi i një termini për vaksinim ka qenë problem i madh, por që sipas tij po vërehet edhe mungesa e vaksinave.

“Mendoj se Qeveria nuk po e tregon të vërtetën. Po thonë se kemi vaksina e në fakt nuk ka sa duhet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Beqir Maksuti.

Por ndryshe nga Maksuti mendon Shaban Rexha. Ai thotë se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë.

“Mendoj se procesi i vaksinimit ka shkuar shumë në rregull. Nuk ka pasur as pritje e asnjë problem”, shprehet qytetari Shaban Rexha, përcjell Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se terminet deri me 6 shtatorë janë plotësuar.

“Terminet deri me 6 shtator janë plotësuar por do të gjenerohen terminë të lira sërish. Vaksinimi po vazhdon rregullisht dhe sot janë mbi 14 mijë terminë që pritet të realizohen. Kështu do të jetë edhe në ditët në vijim”, thuhet në përgjigje.

Interesim i shtuar i qytetarëve është parë edhe në qendrat e vaksinimit në komunat tjera.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të vijnë rreth 55 mijë vaksina të kompanisë Pfizer.

The post Në pritje të vaksinave të reja, Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine të lira deri më 6 shtator appeared first on Mesazhi.com.