Në Parlamentin belg kërkohet që praktikat e Kinës kundër ujgurëve të njihen si “gjenocid”

ne-parlamentin-belg-kerkohet-qe-praktikat-e-kines-kunder-ujgureve-te-njihen-si-“gjenocid”

Në Parlamentin e Belgjikës është paraqitur një projektligj ku bëhet thirrje që politikat e Kinës kundër turqve ujgurë të njihen si “gjenocid”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligji i paraqitur nga deputetët belgë Samuel Cogolati dhe Wouter de Vriendt, kërkon që Qeveria e Belgjikës të njohë si gjenocid praktikat kundër turqve ujgurë në rajonin autonom Xinjiang.

Gjithashtu në projektligj, qeverisë belge i kërkohet që të përgatisë rregullore ligjore të përshtatshme kundrejt zbatimit për punësimin e detyruar në rajonin autonom ujgur Xinjiang. Nëse projektligji që pritet të shqyrtohet në Parlament pranohet muajt e ardhshëm, Belgjika do të jetë vendi i dytë pas SHBA-së ku do të merret një vendim i tillë.

Samuel Cogolati një prej deputetëve që ka nënshkruar i pari dhe që ka përgatitur projektligjin bashkë me Kongresin Botëror të Ujgurëve me qendër në Gjermani, në një deklaratë lidhur me projektligjin ka bërë thirrje për prishjen e heshtjes kundër Kinës.

“Mbi 1 milion ujgurë janë burgosur, janë torturuar në vendet e emërtuara kampe të riedukimit. Gratë janë përdhunuar, disa prej tyre janë sterilizuar me detyrim, fëmijët janë marrë me forcë nga familjet e tyre. Provat rriten dhe tashmë ka ardhur koha që ky brutalitet të emërtohet gjenocid”, tha Cogolati duke bërë të ditur se Belgjika nuk duhet të injorojë praktikat e qeverisë kineze dhe “shantazhet ekonomike”.

Gjithashtu edhe BE-ja për të bërë marrëveshje tregtie me Kinën nuk duhet të injorojë shkeljet e të drejtave të njeriut, theksoi Cogolati, i cili shtoi se “Mesazhet e dhëna nga Belgjika dhe Evropa duhet të jenë të qarta. Nuk mund të bëhen marrëveshje deri kur Kina të pranojë standardet ndërkombëtare për punësimin me detyrim”.

Pasi njoftoi se më shumë reagime kanë ardhur kryesisht nga ambasada e Kinës në Belgjikë pas paraqitjes së projektligjit, Cogolati potencoi se ambasada i ka dërguar një letër kreut të Parlamentit dhe ka kërkuar që projektligji të mos shqyrtohet.

Praktikat e Kinës në rajonin autonom ujgur, Xinjiang

Shkeljet e Kinës në vitet e fundit ndaj identiteteve dhe kulturave të turqve ujgurë kritikohen nga opinioni ndërkombëtar. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion turq ujgurë mbahen jashtë dëshirës së tyre në vende të cilat Pekini i quan si “qendra të arsimit profesional” ndërsa opinioni ndërkombëtar i definon si “kampe të riedukimit”.

Qeveria e Pekinit nuk jep informacione lidhur me numrin e kampeve që ndodhen në rajonin autonom ujgur Xinjiang, se sa persona qëndrojnë këtu dhe se sa persona janë rikthyer në jetën sociale nga këto persona në fjalë. OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë përsëritur thirrjen e tyre për lejimin e vëzhgimit të kampeve ndërkohë që Kina deri më tani ka lejuar një numër të vogël të diplomatëve të huaj dhe disa gazetarë që të shikojnë pjesërisht vetëm disa kampe që ajo vetë i ka përcaktuar.

Autoritetet kineze kanë refuzuar kërkesat e zyrtarëve të OKB-së për të vëzhguar lirisht në rajon me qëllimin për të marrë informacione të drejtpërdrejta.

The post Në Parlamentin belg kërkohet që praktikat e Kinës kundër ujgurëve të njihen si “gjenocid” appeared first on Mesazhi.com.