Në Kosovë, nga viti 2013 janë dënuar me burgim të përjetshëm shtatë persona

ne-kosove,-nga-viti-2013-jane-denuar-me-burgim-te-perjetshem-shtate-persona

Dënimin atij ja kishte shqiptuar Gjykata e Ferizajt për vrasjen e një personi në vitin 2018. Pas vrasjes, Lalinovci trupin e viktimës e kishte hedhur në një prrockë e më pas e kishte djegur.

Mirëpo këtë dënim atij ja kishte zbutur Gjykata e Apelit, duke ja ulur kohën e vuajtjes në burg me 30 vite.

Fatin e Lalinovcit nuk e kishte rreshteri i policisë, Shefki Spahiu të cilit dënimin me burgim të përjetshëm ja ka vërtetuar ditë më parë .

Dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë është i lejuar që na janari i vitit 2013.

Që nga ajo kohë sipas të dhënëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, me burgim të përjetshëm janë dënuar në Kosovë 7 persona.

I tillë është edhe një rast që është shtënë nga Gjykata e Prizrenit.

Avokat Fehmije Gashi-Bytyçi tregon një rast kur ishte vendosur për burgim të përjetshëm.

“Kanë qenë dy shkrepje. Dy plagosje dhe një vrasje. Njëri plumb ka qenë tej shkues. Personit që i ka tejshkuar plumbi ka shpëtuar ndërsa personi tjetër ka pësuar”, tha për RTV Dukagjinin, avokatja Fehmije Gashi-Bytyçi.

Por edhe këtë rast apeli e kishte kthyer në rivendosje.

“Pasi i pandehuri e pranoi rastin, gjykata e dënoi për herë të dytë me 23 vite”, deklaroi avokatja.

Ehat Miftaraj thotë se zakonisht burgimet e përjetshme jepen kur vlerësohet se ai person është vështirë të paramendohet të kthehet i lirë në shoqëri.