Në këtë shtet kryhet transplanti i parë i të dy duarve dhe krahëve

ne-kete-shtet-kryhet-transplanti-i-pare-i-te-dy-duarve-dhe-kraheve

Ata thanë se ende nuk është e qartë sa lëvizshmëri do të ketë pacienti 48 vjeç, Felix Gretarsson, pas operacionit të cilit iu nënshtrua këtë muaj në qytetin francez të Lyonit, shkruan The Guardian.

Kirurgu që e udhëhoqi këtë operacion të ndërlikuar tha: “T’i dhurosh pak dikujt që i mungonte kaq shumë, kjo tashmë është shumë. Nëse ai mund ta marrë veten për ta lakuar bërrylin, kjo do t’ia ndryshonte jetën.”

Më 12 janar 1998, pacienti që me profesion ishte elektricist, ishte duke punuar në një linjë të tensionit të lartë, kur rrejdha e energjisë prej 11.000 voltësh ia dogji të dyja duart dhe e hodhi në tokën e akullt.

Ai pësoi shumë thyerje dhe lëndime të brendshme dhe qëndroi tre muaj në koma. Gjatë kësaj kohe, mjekët u detyruan që t’ia amputonin të dyja duart, transmeton Gazeta Express.

Përpos amputimit, ai iu nënshtrua edhe disa operacioneve të tjera, përfshirë operacionit për transplantimin e mëlçisë.

U nevojitën disa vjet që të gjenden dhuruesit e duhur të gjymtyrëve për transplantim, ndërsa rreth 50 anëtarë të stafit shëndetësor u përfshinë në përgatitjet për këtë operacion.