Në Evropë fillon “beteja” për dozat e vaksinës kundër COVID-19

ne-evrope-fillon-“beteja”-per-dozat-e-vaksines-kunder-covid-19

Derisa në Evropë ka filluar beteja për vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, ekziston frika se kjo situatë mund të ndikojë në luftën e përbashkët kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Evropë po përjetohet një “tension për vaksinat” në një situatë kur vendet e zhvilluara që nga tani kanë ndarë të gjitha vaksinat që do të prodhohen duke lënë në sfond vendet e zhvilluara më pak.

Problemi filloi pasi kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca që zhvillon vaksinën bashkë me Universitetin e Oxfordit deklaroi se BE-së do t’i japë më pak doza nga sasia e përcaktuar më parë.

Kompania i ka propozuar Brukselit që t’i japë rreth një të katërtën e sasisë së 100 milionë dozave që priste për të marrë dhe si arsye ka treguar problemin në kompleksin (fabrikën) e prodhimit në Belgjikë.

Por, zyrtarët evropianë kanë aluduar se AstraZeneca me qendër në Britani ia ka dhënë Britanisë vaksinat e ndara për vendet e BE-së.

BE e habitur

BE-ja është habitur përballë kësaj deklarate pasi ajo kishte shpresa të mëdha në vaksinën e AstraZeneca e cila në krahasim me vaksinat e Pfizer dhe Moderna kanë kosto më të ulët dhe nevoja më të lehta për magazinim.

Komisioni Evropian javën e kaluar vendosi objektivin për të vaksinuar deri më 1 qershor 70 për qind të popullatës së rritur në vendet anëtare. Por, vërehet si një mundësi e lartë që ky objektiv të mos mund të arrihet si rezultat i vonesave që do të përjetohen në furnizimet me vaksina.

“Nuk kemi premtuar”

Drejtori ekzekutiv (CEO) i AstraZeneca, Pascal Soriot në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, bëri të ditur se kompania e tij nuk i ka premtuar BE-së për furnizim të shpejtë aq sa Britanisë.

“Pavarësisht se Evropa ka nënshkruar marrëveshjen 3 muaj pas (Britanisë), dëshiron që të furnizohet në të njëjtën kohë me Britaninë” tha Soriot.

Ai bëri të ditur se do të bëjnë më të mirën që mundin, por se nuk mund të premtojnë.

Ky zhvillim dhe kjo deklaratë e nevrikosi edhe më shumë BE-në, e cila kërkoi të zhvillojë një takim me zyrtarët e AstraZeneca por që zyrtarët e AstraZeneca nuk morën pjesë në takimin e 27 janarit.

Një zyrtar i BE-së njoftoi se kompania në vend të pjesëmarrjes në mbledhje njoftoi se do t’i bëjë njoftim me shkrim KE-së.

BE mund të ndalojë eksportin e vaksinës Pfizer për Britaninë

Në mesin e këtyre zhvillimeve mediat evropiane pretendojnë se Unioni ka kërcënuar për pengimin e dërgimit të vaksinave BioNTech dhe Pfizer për Britaninë.

Edhe pse nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se do të merret një vendim në këtë drejtim, kjo situatë ka nevrikosur anëtarët e Partisë Konservatore britanike.

Përballë këtij zhvillimi menjëherë pas Brexit-it, bëri që kundërshtarët e BE-së të fillojnë të thonë se kanë të drejtë që janë larguar nga BE-ja.

David Jones nga Partia Konservatore, në një deklaratë për mediat britanike, lidhur me kërcënimin e ndalesës së mundshme të eksportit theksoi “kjo ngjason shumë me një shantazh dhe tregon se pse kemi të drejtë për largimin nga BE-ja”.

“Kanë përgjegjësi morale”

Ndërkohë fronti i BE-së ka bërë të ditur se nuk ka një vendim të tillë për ndalesë të eksporteve.

Anëtarja e KE-së përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides në një konferencë për media më 27 janar akuzoi AstraZeneca duke thënë se “Kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinës kanë përgjegjësi morale, shoqërore dhe kontraktuale që duhet t’i respektojnë”.

Duke iu referuar arsyetimit sipas një pike në marrëveshje se “kompania do të tregojë përpjekjen më të lartë për furnizimet”, Kyriakides theksoi se AstraZeneca ka treguar “përpjekjen më të lartë” dhe se nuk mund të pranojnë që të mos zbatojë përgjegjësitë e furnizimit.

Kyriakides tha se në kuadër të marrëveshjes kanë të drejtën e qasjes në vaksinat që prodhohen në 4 fabrikat, dy prej të cilave në vendet e BE-së dhe dy në Britani.

“Çështja është mes miqve tanë në BE dhe në AstraZeneca”

Për këtë çështje është pyetur edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili pavarësisht të gjitha insistimeve të gazetarëve refuzoi të përfshihet në debat.

Duke iu shmangur përgjigjes edhe në pyetjen nëse do ta marrë apo jo në konsideratë ndalesën e mundshme të eksportimit nga BE-ja, Johnson u mjaftua duke thënë “Vaksina Oxford-AstraZeneca është shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe botën dhe çështja është mes miqve tanë në BE dhe në AstraZeneca”.

The post Në Evropë fillon “beteja” për dozat e vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.