Ndryshon Instagram, shikoni çfarë ka bërë

ndryshon-instagram,-shikoni-cfare-ka-bere

Ky opsion lindi “si nevojë” e kohërave në të cilat po jetojmë aktualisht. Gjatë pandemisë, e pamë të gjithë sa shumë u përdor Instagram Live ku dy njerëz mund të bënin koncert online, të bisedonin, apo të performonin.

Aplikacioni i ri që lejon komunikimim live me 4 veta, do të jetë i aksesueshëm në të gjithë botën, pavarësisht se jo të gjithë përdoruesit do të mund ta shohin në të njëjtën kohë. Për të ruajtur privatësinë e njerëzve, Instagram-i vendosi që të gjithë ndjekësit që janë bërë block nga njëri prej 4 pjesëtarëve nuk do të mund ta ndjekë Live-in.

Në ndryshim me Facebook-un, Instagrami zgjedh të jetë më i thjeshtë dhe më “i shpejtë” me përdoruesit. Njerëzit mund t’i bashkohen opsioneve të reja me një klik të vetëm. “Live Rooms” do t’i ngjajë një paneli që diskuton për gjëra nga më të ndryshmet dhe për këdo që do të ndihet i besdisur do të ketë një “mute button”.