Ndodh sërish në SHBA, një 26-vjeçar vritet si George Floyd

ndodh-serish-ne-shba,-nje-26-vjecar-vritet-si-george-floyd

Policia në SHBA, është përfshirë nga një skandal tjetër, pasi akuzohet për vrasjen e një qytetari hispanik 26-vjeçar, Mario Gonzalez, i cili u ndalua dhe u mbështet në tokë nga dy oficerë. Policët ndërhynë pas disa njoftimeve për një burrë të dehur në një park.

Ata ndaluan 26-vjeçarin dhe e mbështetën për tokë, duke bërë që burri ta humbasë jetën më 19 prill, pas një përleshje me agjentët që u përpoqën ta prangosnin. Imazhet u morën nga kamerat e trupit të një agjenti dhe u shpërndanë më 27 prill.
Videoja zgjat disa minuta dhe tregon gjithashtu përpjekjet e ndihmës mjekëve për të ringjallur Gonzalez.

Incidenti ndodhi në prag të dënimit të agjentit Derek Chauvin, për vrasjen e George Floyd. /shqiptarja

 

 

 

The post Ndodh sërish në SHBA, një 26-vjeçar vritet si George Floyd appeared first on Mesazhi.com.